Paratici on recent signings

avatar

IMG_1565818471483.jpg

"Jemi shumë të lumtur me atë që kemi bërë në merkato. Kemi blerë de Ligt për të cilin ishin në garë dhjetë klubet më të mëdha në botë, kjo nuk më kishte ndodhur asnjëherë. Ai, Ramsey dhe Rabiot që erdhën me zero, Demiral i cili besoj ka qenë lojtari me më shumë kërkesa këtë merkato. Besoj se Juvja ka lojtarë të mëdhenj në çdo repart."

"Nuk dua të flas për lojtarët në dalje, Sarri u shpreh qartë: është lista UEFA ku duhen futur 21 lojtarë bashkë me ato nga akademia. Këtë vit kemi vetëm një të tillë, pra 22 emra dhe dikush duhet të mbetet jashtë. Për momentin janë gjashtë lojtarë, por dy prej tyre, Perin dhe Pjaca vështirë se do të transferohen diku këtë merkato. Pellegrini në orët në vazhdim do të transferohet te Cagliari."

"Kjo do të thotë se Juve ka një skuadër të madhe me lojtarë të mëdhenj dhe profesionistë, kështu që t'i mbajmë në klub për ne është kënaqësi. Merkatoja është e hapur dhe ka interesime, por nuk ka lojtarë pranë shitjes. Dybala? Është një lojtar i madh i yni, por siç e thashë është merkato dhe ka interesime dhe diskutime. Icardi? Për momentin është lojtar i Inter-it, pastaj të shohim."



0
0
0.000
1 comments